Ngrohja globale, pervec efektit shkaterrues qe ka dhe do kete per globin, po shkakton edhe mijera te vdekur cdo vit.
Rreth 300 mije eshte numri i njerezve qe humbasin jeten cdo vit per shkak te ngrohjes globale. Kete e ben te ditur “Global Humanitarian Forum” i OKB-se ne nje raport te publikuar ditet e fundit. Sipas te dhenave, brenda vitit 2030 ngrohja globale do arrije te shkaktoje deri ne 500 mije viktima ne vit.
Ngrohja globale dhe degradimi i tokes ndikojne edhe ne perhapjen e shpejte te diarrese apo malarjes, dy semundje vdekjeprurese ne Afrike. Pjesa me e madhe e viktimave, rreth 99 % jane ne vendet ne zhvillim.
Por ironia qendron pikerisht ne faktin se keto vende ndikojne 1 % ne ngrohjen globale. Rreth 45 nga 900 milione qe vuajne nga uria, u vjen kjo nga efekti serre. Kjo shifer eshte e destinuar per t’u dyfishuar gjate 20 viteve te ardhshme.
Top Channel