Siberi, qente rritin vajzen 5-vjecare

28/05/2009 09:35

Ne Rusi eshte zbuluar nje vajze 5-vjecare, e cila ishte rritur nga qente dhe macet. Vajza, qe nuk mund te flase, u gjet ne nje apartament ne qytetin siberian, Chita.

Sipas policise, vajza nuk kishte dale kurre jashte apartamentit dhe kishte mesuar sjelljet e kafsheve, me te cilat bashkejetonte. Ajo dinte te lehte si qen dhe kercente drejt deres, kur miqte e saj largoheshin nga dhoma.

Policia ka marre ne pyetje nenen e vajzes, ndersa i ati nuk eshte gjetur ende. Vogelushja u gjet e palare, e veshur me rroba te ndotura dhe kishte sjelljet tipike te nje kafshe. Ndonese kishte mesuar gjuhen e kafsheve, ajo ishte ne gjendje edhe te kuptonte rusisht.

Me pare gjate ketij viti presidenti rus Dmitry Medvedev kerkoi qe te ndermerreshin veprime per te ndalur abuzimin me femijet. Ne Rusi 750 mije femije jetojne ne kushte te veshtira sociale.

Top Channel