France, Sarkozy plan te ri kunder krimit

28/05/2009 16:50

Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka vendosur te luftoje me grusht te hekurt kriminalitetin ne radhet e te rinjve, ne vecanti ne periferite e Parisit.

Sakorzy ka paraqitur sot ne pallatin Elize nje plan te detajuar qe parashikon qe mesuesit te kene autoritet si te policeve per te kontrolluar studentet qe mund te mbajne arme dhe droge.

Gjithashtu, plani parashikon angazhimin e ish-policeve dhe vullnetareve ne mbrojtje te institucioneve shkollore.

Presidenti francez ka njoftuar edhe ngritjen e nje grupi funksionaresh qe do te nderhyjne per t’iu ardhur ne ndihme drejtoreve dhe mesuesve te shkollave nga aspekti pedagogjik.

Top Channel