SHBA, mos qesh ne foton e patentes!

27/05/2009 12:20

Fytyra serioze, shprehje neutrale dhe asnje buzeqeshje. Vec rregullave te zakonta rrugore, aspirantet per te marre nje patente ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes duhet te respektojne edhe nje pike tjeter.

Ne momentin e fotos, duhet te kene nje poze krejtesisht neutrale.

Direktiva e cuditshme eshte aprovuar ne Arkansas, Indiana, Nevada e Virxhinia, ku autoriteteve u eshte dhene nje software i afte per te njohur dhe zbuluar nese patenta eshte false.

Programi i sofistikuar ka nje defekt: Nuk njeh fytyrat e qeshura. Pikerisht per kete arsye shprehjet e lumtura ne foton e patentes nuk lejohen.

Top Channel