Serial televiziv per blogun Twitter

26/05/2009 20:10

Blogu me i famshem ne boten e VIP-ave, Twitter mund te jete protagonist ne nje serial televiziv ne SHBA.

Sipas revistes “Variety”, rrjeti social me i perfolur i momentit ka nenshkruar nje marreveshje me shtepite e prodhimit te filmave, Reveille e Brillstein qe kane nxjerre ne treg suksese si Ugly Betty, The Tudors apo Soprano.

Seriali televiziv synon te nxjerre ne pah karakteristikat me te mira te Twitter, ne vecanti kontaktin direkt qe te mundeson me njerezit ne boten e Hollywood-it. Sipas dy shtepive kinematografike, nuk behet fjale per nje show televiziv por per nje format te ri interaktiv te bazuar ne nje projekt revolucionar per televizionin.

Nga ana tjeter, themeluesi i blogut, Biz Stone ka reaguar menjehere, duke thene se nuk behet fjale per nje Twitter-show. Kjo faqe nuk eshte pa eksperience ne fushen e bashkepunimit me televizionin, pasi gjate fushates presidenciale u prezantua sherbimi “Hack The Debate” qe u lejoi telespektatoreve te merrnin pjese ne debate. Aktualisht Twitter ka 32 milione perdorues ne mbare boten.

Top Channel