Kine, ndalimi i qeseve plastike “shendosh” ambientin

26/05/2009 19:30

Mosperdorimi i qeseve plastike ndikon ne permiresimin e jetes ne Toke pasi ulet ndjeshem ndotja globale dhe kur behet fjale per nje vend si Kina qe mundohet ta praktikoje kete teori, kjo nuk eshte vetem nje pike ne oqean per shkak te numrit te madh te popullsise.

Rreth nje vit me pare ne vendin aziatik u ndalua me ligj perdorimi i qeseve plastike per te bere pazarin dhe rezultatet e marra pas 12 muajsh jane vertet mbreselenese. Qe prej asaj kohe jane kursyer 1.6 milione ton nafte nga mosperdorimi i rreth 40 miliarde qeseve.

Llogarite jane bere nga “Chain Store and Franchise Association”, qe thekson se rregulli i ri ka shkaktuar mbylljen e fabrikave me te medha te qeseve ne vend, por nga ana tjeter ka bindur shoqatat ambiantaliste per perpjekjet e vendit komunist ne luften kunder ndotjes globale.

Sipas shoqates, hapi i ardhshem do jete dhurimi i cantave prej stofi, te cilat mund te perdoren disa here.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta