Iraku, kerkese per kredi FMN-se

26/05/2009 03:20

Ministri irakian i Financave, Baqer Jabr Soulagh ka kerkuar nga FMN-se nje kredi prej shtate miliarde dollaresh per te plotesuar deficitin e saj.

“Iraku kerkon te marre nje kredi prej shtate miliarde dollaresh nga Fondi Monetar Nderkombetar per te plotesuar deficitin e saj buxhetor per kete vit dhe per vitin e ardhshem”, deklaroi Sulagh.

Parlamenti irakian miratoi ne fillim te muajit mars 2009 nje buxhet te pergjysmuar ne raport me projektin e pare te qeverise, si pasoje e uljes se madhe te cmimit te naftes bruto per nje vend qe perfiton me shume se 90 perqind te te ardhurave nga nafta dhe gazi.

Top Channel