Vizat, reagim ndaj zhgenjimit

25/05/2009 17:50

PS reagon pas publikimit te raportit te BE ne lidhje me liberalizimin e vizave. Nje prej perfaqesuesve te PS, kandidat per deputet ne qarkun e Tiranes, Ditmir Bushati nenvizoi disa nga ceshtjet e ketij raporti.

“Qeveria Berisha mban pergjegjesi per klimen konfliktuale dhe padine penale nga eksponente te mazhorances ndaj Prokurorise per Pergjithshme, per luften ndaj krimit dhe korrupsionit, duke mbajtur peng shqiptaret nga liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Bushati.

Edhe Ilir meta i LSI reagoi per kushtet qe duhet te plotesoje Shqiperia per te perfituar liberalizimin e vizave.

“Berisha po punon ne nje menyre klienteliste dhe ajo eshte ceshtje standartesh e jo lobingjesh politike”, ka pohuar Meta.

Por PS, e cila ne fokus te programit te saj qeverises ka edhe integrimin e vendit ne familjen europiane, leshon nje premtim te rendesishem per ta ardhmen e shqiptareve.

“Qeveria e pas 28 qershorit do te plotesoje ne vitin 2010 endrren shqiptare per te levizur te lire ne zonen Shengen”, ka shtuar Bushati.

Top Channel