Mamaja e binjakeve “te ndryshem”, e shokuar

25/05/2009 19:55

Pasi ka marre vesh se binjaket e saj vijne nga dy baballare te ndryshem, rast qe ka mundesi 0.01 % te ndodhe, mamaja amerikane Mia Washington ka ngelur e shokuar.

Mjekesia nuk ka pa pare asnjehere me pare nje rast te tille ku dy veze te ndryshme te fekondohen nga sperme e ndryshme dhe padyshim qe kjo eshte nje risi ne fushen e shkences.

Justin dhe Jordan jane ne gjendje te mire shendetesore, por ata nuk mund te quhen plotesisht vellezer, pasi vetem mamane kane te njejte dhe per kete fakt, 20 vjecarja nuk ka ende fjale ne goje pasi ajo ka qene e detyruar t’i rrefeje bashkeshortit tradhetine me nje mashkull tjeter. 

“Jam e shokuar. Nga gjithe njerezit qe ka bota, pikerisht mua duhej te me ndodhte nje gje e tille?”, shprehet ajo. Ne vijim te intervistes, Mia Washington shton se bashkeshorti e ka falur, ndersa te verteten do t’ua tregoje femijeve kur ata te rriten. 

Top Channel