Bursa “godet” Lekun

25/05/2009 16:20

Luhatjet e medha te kursit te kembimit ne tregun nderkombetar po japin efekte te drejtperdrejta ne tregun vendas.

Dollari amerikan po rrezohet kundret Lekut ndersa Euro vazhdon e forcohet  duke prekur kufijte  e parashikimeve me pesimiste.

Ne burse 1 euro blihet me 1.4 dollare, kur dy jave me pare blihej me rreth 1.34 dollare duke bere qe ne tregun vendas  monedha amerikane te humbase 4 pike ndaj Lekut duke u kembyer me rreth 94 leke, nga 98 leke qe kembehej me pare.

Luhatje jo te vogel ka patur edhe kursi i Paundit, ndonese ne kah te kundert me ate te dollarit. Monedha britanike ka shenuar piken me te larte ndaj lekut per gjithe vitin 2009 dhe blihet aktualisht ne treg me mbi 150 leke. Krahasuar me fillimin e vitit, kur blihej me rreth 130 leke nje paund kushton tashme 20 leke me shume.

E vetmja monedhe e qendrueshme ndaj Lekut, me tendence te lehte rritese eshte Euro.

Monedha europiane kembehet ne treg me rreth 132.6 leke, pa shfaqur ndonje luhatje te madhe. Ekspertet thone se te gjitha keto goditje te kursit jane te importuara nga jashte.

Sipas tyre luhatjet ne tregun vendas reflektojne ecurine e monedhave te fuqishme ne tregun nderkombetar, te cilat tashme jane bere gjithmone e me te paqendrueshme si pasoje e krizes financiare.

Top Channel