Berlusconi: Gafat e mia, shpikje e mediave

25/05/2009 11:45

Kryeministri italian Silvio Berlusconi ka deklaruar se nuk ka bere kurre gafa dhe beri fajtore mediat per faktin se puna e tij nuk po i pelqen shume keto dite.

Ne nje interviste per CNN, kreu i ekzekutivit tha se te gjitha gafat qe i jane atribuar atij, jane shpikje te gazetave. “Kurre nuk kam bere gafa, cdo gje eshte e trilluar. Tani e ndjej se puna me eshte shnderruar ne nje barre”, tregoi Berlusconi.

“Po bej gjithcka dhe me sakrifica. Jam ketu sepse fatkeqesisht tani jam i vetmi lider i afte per te mbajtur te bashkuar qendren e djathte. Ne anen tjeter, ne kampin e te majteve nuk ka nje lider te besueshem, apo te respektueshem. Dhe ky eshte nje kryqezim qe duhet ta duroj, derisa te me lejohet te largohem dhe te jem gjysh, sic do te doja te isha”.

Ne lidhje me ceshtjen e Guantanamos, Berlusconi tha se Italia do te jete e hapur te prese te burgosur pas mbylljes se burgut, por pa percaktuar sa. “Nese do te na duhet te bejme nje nder per popullin dhe qeverine amerikane, do ta bejme”, tha kryeministri.

Top Channel