Veliaj: Gati te punojme per ndryshimin

24/05/2009 13:20

Kryetari i partise G99, Erjon Veliaj, ne konventen e ketij subjekti te ri politik qe u zhvillua ne Tirane, ka dhene garancine e tij se koalicioni qeverises qe do te vije ne pushtet pas 28 qershorit eshte gati te punoje per ndryshimin e Shqiperise.

“Jemi gati per pune dhe gati per te ndryshuar Shqiperine. Shqiperia jone nuk eshte vetem e te pasurve, por edhe e te varferve, nuk eshte vetem e pleqve por edhe e te rinjve, nuk eshte vetem e femijeve te pasur te kryeministrit, por i te gjithe femijeve. Per ata qe duan ta mbajne Shqiperine keshtu sic eshte, beteja do te jete shume e veshtire”, ka deklaruar Veliaj.

Lideri i ri ka kritikuar ashper qeverisjen e kryeministrit aktual te Shqiperise, Sali Berisha por dhe ate te paraardhesit te tij, Fatos Nano, duke theksuar se ata vetem vodhen shqiptaret.

“Ne kemi nje mesazh per zotin Nano dhe Berisha, se Shqiperia qe ne aspirojme nuk eshte nje rulet ku ju mund te hidhni zarat, por ajo do te behet nje vend i mire pre 3 milione banoret e saj. Mesazhi per keta njerez eshte: si ka mundesi qe kemi nje kryeminister mjek dhe askush nuk guxon te shkoje ne spitale? Si ka mundesi qe kishim nje minister ekonomist qe harxhoi parate e shqiptareve ne bixhoz? Prandaj ne duhet te ndryshojme Shqiperine, se s’mund ta leme ne duart e tyre”, ka theksuar Veliaj.

Kreu i G99 ka premtuar nje qeveri ndryshe, qe e ka vemendjen tek qytetaret dhe ka paraqitur prioritetet kryesore te tij. “Ne duam nje qeveri qe sheh dhe qe vepron. Ne kemi vendosur ta perqendrojme fushaten tone ne dy fusha, qe ne 100 ditet e para te qeverisjes te garantohet vota e emigranteve dhe qe te shpenzohet per arsimin 5 per qind e GDP-se”, ka pohuar Veliaj.

Ai ka ironizuar me mesazhin e derguar nga kreu i qeverise ne celularet e qytetareve, duke u shprehur se Berisha ka bere te kunderten e atyre qe ka premtuar.

“Mesazhi i Berishes me erdhi edhe mua. Ai thote se ka goditur bandat, nderkohe qe ka krijuar banden me te fuqishme familjare. Ai thote se ka rritur punesimin, por kemi pare qe punesimin te rinjte e kerkojne tek shtepia e zotit Pango. Thote se kemi ndertuar aq e kaq rruge, por e vetmja rruge qe kane ndertuar eshte ajo qe financoi xhepat e tyre. Kjo Shqiperi e Berishes nuk eshte Shqiperia jone. Ne duam nje Shqiperi qe ofron shanse per te gjithe”, ka deklaruar Veliaj.

Me tej ai u ka drejtuar nje mesazh te pranishemve, duke iu kerkuar bashkim per ndryshimin me 28 qershor. Veliaj ka shprehur bindjen e tij se ky ndryshim do te arrihet.

“Bashke mund t’ia dalim dhe bashke mund te ecim perpara. Keto zgjedhje jane ne doren tuaj, ne doren e secilit prej nesh, ne doren e gjithe shqiptareve qe duan ndryshimin”, ka shtuar Veliaj.

Top Channel