Gazetaret mashtrojne shoferin e mbretereshes

24/05/2009 08:20

Dy gazetare te tabloidit anglez “News of the World” jane shtirur si dy biznesmene nga Lindja e Mesme dhe duke korruptuar nje nga shoferet e Buckingham Palace me 1 mije sterlina kane arritur te hipin ne disa makina te perdorura nga mbreteresha.

Lajmin e ben te ditur vete gazeta ne edicionin e saj on line, ku thuhet se reporteret kane marre nga shoferi edhe informacione mbi sigurine e monarkes. Shoferi u tregoi atyre edhe emrat ne kod te makinave qe perdor Elisabeta II, si dhe i ka lejuar te fotografojne makinat.

Gazeta shkruan me tej se nese reporteret do te kishin qene terroriste, do te kishin mundur te vendosnin bomba ne makine.

Top Channel