U demtua ne aksident, transplant fytyre
23/05/2009 12:30
Nje person ka fituar nje pamje te re fale nje operacioni per transplantin e fytyres. 59- vjecari, James Maki kishte pesuar nje aksident ne shinat e trenit elektrik ne nje metro ne Boston, cka e kishte shperfytyruar.
“Jeta ime ka qene plot ulje-ngritje. Ju kerkoj te me lini te qete dhe nderkohe falenderoj te gjithe ata qe realizuan transformimin e fytyres”, u shpreh Maki.
Kirurget kryen te pacienti nje nderhyrje kirurgjikale qe zgjati 17 ore.
E shoqja e njeriut qe dhuroi fytyren ishte e pranishme ne konference.
“Jeta e tim shoqi mori fund, po sot jam e gezuar qe takoj James qe pas kaq shume vitesh merr fryme, flet dhe ha vete”, u shpreh Susan Withman-Helfgot.
Top Channel