Kapet vrasesi me pagese

22/05/2009 15:55

Policia ka arrestuar nje person te dyshuar si vrases me pagese per vite me radhe, por edhe si nje nder egzekutoret e biznesmenit italian Stefano Rossi, vrare ne 1998 ne Kombinat.(UPDATE)

Flamur Hida raportohet zyrtarisht nga Drejtoria e Policise se Tiranes, si njeriu i arrestuar per nje seri precedentesh kriminale, mes te cilave edhe tendenca per grabitjet me dhune ndaj prones.

Flamur Hida me banim ne rrugen “Komuna e Parisit” kishte pothuajse 11 vjet i shpallur ne kerkim per grabitjen me dhune me pasoje vdekjen e Stefano Rossi-t, i cili u qellua per vdekje edhe pse tentoi t’u shpetonte vrasesve me automjetin e tij.

Per kete krim policia kishte te dyshuar tre persona, Flamur Hiden te sapoarrestuar nga komisariati numer 2, nje tjeter person te vrare ne Greqi dhe i fundit i prangosur ne prill te ketij viti per akuzen e vrasjes per shkak te hakmarrjes.

Policia ka derguar per ekspertize ne laboratorin e kriminalistikes armet e gjetura ne shtepine e 33-vjecarit, ndersa po hetohet edhe per ngjarje te tjera tek te cilat Hida dyshohet te jete implikuar.

Top Channel