Imamet: Facebook con ne mekat studentet myslimane

22/05/2009 13:00

700 imame te mbledhur ne qytetin Kediri ne Indonezi kane arritur ne perfundimin se rrjeti social Facebook perben kercenim per studentet myslimane.

Faqja ne internet e gazetes “Jakarta Globe” shkruan se imamet fajesojne Facebook-un per corientimin e studenteve dhe shprehin shqetesim se pjesemarrja ne aktivitetet e ketij rrjeti, mund te coje ne mekat. Indonezia eshte shteti me popullsine me te madhe myslimane ne bote dhe interesimi per Facebook-un ketu eshte rritur me shpejtesi.

Imamet thone se popullariteti i tij mund te nxise flirtimet online dhe marredheniet jashtemartesore. “Pjesemarrja ne Facebook mund te coje ne kontakte qe nxisin deshirat seksuale, qe nuk u lejon islami”, tha nje zedhenes i shkolles islamike Lirboyo.

Top Channel