Rastesisht milionere, cifti ne kerkim nga policia

21/05/2009 10:00

Policia ne Zelanden e Re eshte vene ne ndjekje te dy bashkeshorteve, qe u shnderruan rastesisht ne milionere. Ata jane bere te pasur, fale nje gabimi te bankes se tyre, qe u kishte derdhur ne llogari 6 milione dollare.

Cifti nuk e ka menduar dy here. Pasi ka zbrazur llogarine rrjedhese eshte arratisur, ndersa per kapjen e tyre eshte vene ne ndjekje edhe Interpoli. Bashkeshortet kishin shkuar te terhiqnin overdraft 10 mije dollare neozelandeze, por ne llogarine e tyre gjeten 5 milione dollare.

Menaxhuesit e nje pike furnizimi ne Rotorua tani dyshohet se jane larguar nga vendi. Depozita eshte kryer nga Australian Bank Westpac, qe ka rreth 10 milione kliente. Nje pjese e parave eshte kthyer mbrapsht, ka njoftuar policia, por nuk dihet saktesisht se sa.

Top Channel