Obama: Al Kaeda po planifikon sulme, jemi ne lufte

21/05/2009 17:10

Presidenti amerikan Barack Obama, ne nje fjalim te mbajtur para pak castesh ka folur per Al Kaeden, duke nenvizuar se rrjeti terrorist po organizohet per te kryer sulme te reja ne Shtetet e Bashkuara.

“Al Kaeda eshte aktive dhe po organizon sulme. SHBA jane ne lufte me Al Kaeden dhe fraksionet e saj. Jemi te vetedijshem per kete rrezik dhe do te perdorim te gjitha mjetet per ta mposhtur, edhe pse kjo do te kerkoje kohe”, ka theksuar Obama.

Shefi i Shtepise se Bardhe ka folur edhe per burgun ne Gjirin e Guantanamos, i cili sipas tij ka ndikuar negativisht ne aspektin e sigurise se Amerikes.

“Burgu ne Gjirin e Guantanamos ka dobesuar sigurine kombetare dhe ka sherbyer si nje thirrje per te mbledhur armiqte”, ka pohuar Obama.

Presidenti ka shtuar se do ta mbylle burgun famekeq brenda janarit te viti 2010, pavaresisht se diten e marte planet e tij per nje fond prej 80 milione dollaresh per realizimin e projektit u refuzuan nga Senati.

Top Channel