Luiza Xhuvani, mes artit dhe politikes

21/05/2009 19:55

Luiza Xhuvanin jemi mesuar ta shikojme ne ekran ne rolet e nje gruaje delikate e te bute. Por tashme asaj do t’i duhet te perballet ne nje gare te forte sic eshte nje fushate elektorale.

Ajo eshte ne listen e kandidateve per deputet te Partise Socialiste ne qytetin e Vlores. Nje dite pasi emri i saj u zyrtarizua, Luiza Xhuvani tregon per Top Channel pse e pranoi propozimin e kreut te socialisteve Edi Rama.

“Une nuk jam politikane dhe nuk jam perfshire ne politike per karriere. Kam perqafuar programin e PS dhe te kryetarit te saj Edi Rama sepse mendoj se eshte nje program per qytetaret dhe filozofia e saj eshte “te duash dhe te jesh njeri””, eshte shprehur Xhuvani.

Vlora, ashtu si shume qytete te Shqipersie ka probleme te medha, megjithate Xhuvani eshte e bindur se vec te tjerash kontributin e saj do ta perqendroje ne fushen e artit.

“Mendoj se mesazhet qe ne artistet japim permes artit tone jane me te fuqishme kur mbeshteten nga politika”, ka pohuar kandidatja.

Nene e tre femijeve, Xhuvani edhe pse i eshte futur tashme politikes, ka vendosur te mos heqe dore nga arti.

Por, ndersa socialistet kane preferuar Xhuvanin, demokratet kane perfshire ne listen e tyre Rajmonda Bulkun, e cila garon ne Tirane. Pas shpalljes se listave, ato nuk kane nguruar te urojne njera tjetren.

Top Channel