
Forcat kolumbiane te sigurise kane arrestuar 112 te dyshuar si anetare te nje prej karteleve te droges me te fuqishme te vendit.
Banda e dhunshme i perkiste fraksionit Rastrojos, krahu i armatosur i kartelit Norte del Valle, ne afersi te kufirit me Panamane.
Ata u rrethuan gjate operacionit te forcave te sigurise, qe perfshiu trupat ushtarake dhe njesite detare.
Fraksioni Rastrojos ishte bere nje kercenim aq i madh sa qe presidenti Alvaro Uribe deklaroi se banda do te ishte nje nga prioritetet e tij.
Kreu i kartelit kishte krijuar nje ushtri te vertete qe kontrollonte nje pjese te rendesishme te zones se Bregut te Paqesorit.
Ai konsiderohet si “lojtari” kryesor ne eksportimin e droges nga Kolumbia, pasi sipas autoriteteve ka trafikuar cdo vit mbi 600 tonelata kokaine dhe heroine.
Top Channel