HIV/AIDS, lufta ndaj virusit vazhdon…

21/05/2009 19:15

HIV/AIDS nuk eshte me nje virus qe tremb njerezit per shkak te masave te marra ne vite por vazhdon te ngelet ende nje nga problemet me te medha me te cilat vazhdon te perballet bota.

Sot, fale terapive te ndryshme, 80 % e pacienteve ne vendet perendimore mbijetojne edhe pse ata e kane perhere nga pas virusin, por kjo nuk do te thote se problemi nuk ekziston, aq me teper ne vendet qe nuk kane mundesi ta kurojne.

Sipas te dhenave, rreth ¼ e te prekurve ne Europe jetojne me virusin sikur te mos kishte ndodhur asgje. Nga ana tjeter, eshte rritur ndjeshem infektimi tek heteroseksualet. Ne vitin 1988 mosha mesatare e meshkujve te prekur ishte 29 vjec ndersa femrat 27 vjec. Ne vitin 2008 mosha mesatare e meshkujve te prekur eshte 47 ndersa femrat 40.

Sot eshte e nevojshme gjithashtu te perdoren te gjitha mjetet klinike ne luften kunder AIDS. Kjo teme do jete ne qender te bisedimeve gjate edicionit te pare te konferences se ICAR qe do zhvillohet ne Milano nga data 24 deri ne 26 maj.

 

Top Channel