
Shkencetaret kane prezantuar me krenari ate qe e quajne proven me te madhe, qe verteton teorine e Darvinit. Behet fjale per nje fosile te lashte, qe cilesohej si pjesa qe mungonte per te vertetuar prejardhjen e njeriut nga majmuni.
Krijesa 47 milione vjecare konsiderohet si fosile e primatit me te kompletuar te gjetur deri me sot. Ekzemplari i gjetur ne nje shpelle ne Gjermani eshte ekspozuar ne muzeun e historise se natyres ne Nju Jork. Ai konsiderohet si unaza e lidhjes se njeriut me majmunin.
Fosiles i jane gjetur pjese te stomakut me ushqimin e fundit te konsumuar, konturet e lekures, si dhe thonj ne vend te kthetrave. Fosilja me nofken “Ida”, eshte lidhja qe mungonte mes primateve te sotem dhe njerezve. Disa eksperte te pavarur jane sekeptike per zbulimin e publikuar ne trevisten shkencore “PLoS One”.
Shkencetaret thone se fosilja e gjetur jetoi ne nje epoke te historise se tokes te quajtur Eocene, qe ka qene teper e rendesishme per zhvillimin e primateve te pare.
Fosilja quhet ndryshe Darwinius masillae, per shkak te vendit te saj te origjines dhe dyqindvjetorit te lindjes se Darvinit. Gjetja e skeletit te kompletuar i ka shtyre shkencetaret ta cilesojne ate si mrekulline e tete te botes.
Top Channel