Dita e Jetimeve, dhurata per 100 femije

20/05/2009 11:15

Cilesohet si nje dite apeli dhe jo feste dita boterore e jetimeve, megjithate per rreth 100 femije eshte menduar qe ta kalojne ndryshe nga ditet e zakonshme.

Per ta ka pasur dhurata ne mjedis ku kane mundur edhe te argetohen. Bashkeshortja e kryeministrit, Liri Berisha e gjendur mes ketyre femijeve ne nevoje, ka bere apel per me shume vemendje ndaj tyre.

Femijet jetime te moshave te ndryshme kane nevoje per mbeshtetje, ndaj edhe here pas here behet thirrje per permiresimin e kushteve te tyre.

Top Channel