
Vllaznia mban nen tension futbollistet perpara ndeshjes finale me Tiranen, ku do te percaktohet kampionia e Shqiperise. Ne mbledhjen e zhvilluar dje, bordi drejtues i klubit shkodran ka vendosur qe te mos marre asnje mase ndeshkimore pas barazimit 1-1 me Lushnjen… te pakten per momentin.
Ne baze te rezultatit te ndeshjes ne kryeqytet, do te varet edhe gjoba financiare dhe e ardhmja e disa lojtareve te kontingjentit. Rezultati i fundjaves ne “Loro Boriçi” beri qe kuqeblute e drejtuar nga Dervish Haxhiosmanoviç te humbasin kryesimin ne Kategorine Superiore.
Shanset e tyre per te fituar trofeun kane rene dukshem: nese do te ruanin vendin e pare ata do te luanin per dy rezultate kunder bardhebluve (barazim ose fitore), ndersa tashme tri piket jane te detyrueshme.
“Klubi i futbollit Vllaznia ben te ditur se dje ne mesdite eshte mbledhur bordi drejtues, per te diskutuar dhe analizuar situaten e krijuar pas barazimit ne ndeshjen e fundit me Lushnjen, e cila komprometoi rrugen drejt titullit kampion. Menjehere pas asaj ndeshjeje, presidenti Valter Fushaj kishte bere te ditur dy propozimet qe do t’i paraqiste bordit drejtues”, lexohej ne deklaraten e kuqebluve.
“Gjate dy oreve diskutime, bordi drejtues analizoi me shume pergjegjesi situaten e krijuar dhe ka vendosur t’i jape edhe nje tjeter shans skuadres. Nje mase e tille eshte marre me qellim per te mos ndikuar ne pergatitjen e skuadres ne prag te ndeshjes se fundit te kampionatit me Tiranen”.
Per momentin, i mbijetuari i “madh” eshte Xhevahir Sukaj, qe rrezikonte te perjashtohej per mungese impenjimi. “Ashtu si e gjithe skuadra, edhe Sukaj do te kete nje shans te fundit. Vendimet dhe masat perkatese pas propozimeve te presidentit do te merren ne nje mbledhje tjeter, qe do zhvillohet pas perfundimit te kampionatit.
Aty do te shqyrtohet me shume kujdes reagimi i skuadres ne teresi dhe i secilit individ ne veçanti”. Prej dites se sotme, skuadra do te filloje grumbullimin jashte Shkodres, ne menyre qe te pergatitet sa me e qete per ndeshjen me te rendesishme te kampionatit.
Top Channel