Trump padit gazetarin, e quajti milioner

19/05/2009 11:30

E ka cilesuar milioner dhe jo miliarder. Kaq ka mjaftuar qe biznesmeni i njohur Donald Trump te padise nje gazetar amerikan, Timothy L. O’Brien, qe vuri ne dyshim vleren e pasurise se tij ne nje artikull te botuar ne vitin 2005.

Trump pretendon se reputacioni i tij eshte demtuar dhe se ka humbur shume mundesi biznesi per shkak te kesaj historie. Nje gjykatese tha se do te vendoset brenda dy muajsh nese ceshtja do te pushohet, ose do te shkoje ne gjyq. Gazetari qe aktualisht eshte redaktor i “New York Times”, tha se nuk kishte qellime dashakeqe.

Ne padine e tij Trump thote se pasuria e tij eshte veshtire te llogaritet, pasi ajo ndryshon per shkak te ulje-ngritjeve ne tregje, qendrimeve dhe ndjenjave.
“S’mund t’i tregosh nje gazetari se po varferohesh. Nese do te ndodhte kjo, s’do me pelqente ta komentoja”, ka thene biznesmeni.

Avokati i gazetarit tha se duke perfshire pasurine e Trump, ai do te terhiqte vemendjen dhe do te shiste me shume libra. Ai ka shtuar se Trump s’mund ta provoje se gazetari ka shpifur dhe se ai ka humbur ne biznes per shkak te tij.

Top Channel