
Zyrtaret izraelite kane paralajmeruar shtetasit e tyre te tregohen te kujdesshem ndaj perpjekjeve te armiqve arabe, qe tentojne t’i rekrutojne si spiune permes rrjeteve sociale ne internet.
Agjencia e sigurise Shin Bet thote se jane shenuar nje sere incidentesh, ku militante kane tentuar te joshin izraelitet ne disa faqe, perfshire ketu edhe Facebook-un. Nje perdorues i ketij rrjeti ishte joshur nga nje agjent libanez, qe i kishte ofruar para ne kembim te informacionit.
Agjencia kerkon qe izraelitet te mos japin detaje te rendesishme online. “Ekziston rreziku dhe frika se izraelitet mund te shkojne jashte vendit per para, qe mund te cojne ne rrembimin e tyre nga organizata terroriste”, paralajmeroi agjencia.
Militantet po gjurmojne website dhe forume, qe vizitohen nga ushtare izraelite, per te siguruar informacione per aparaturat dhe bazat e ushtrise.
Top Channel