Seria C1, shenon Filipi

19/05/2009 09:25

Ravena tani eshte me prane ngjitjes ne Serine B. Gjithçka per merite te nje talenti shqiptar, Brian Filipit. Sulmuesi i ri i skuadres italiane ishte protagonisti i padiskutueshem ne fitoren 2-0 nda Lenjanos, ku shenoi nje gol dhe dha asistin per te dytin.

Ravena arriti keshtu vendin e trete ne tabelen e klasifikimit te Serise C1, pozicion qe te çon ne “play-off” per te luftuar me pas per nje rikthim ne Serine B italian.

Sipas mediave te pertej Adriatikut, sulmuesi i perfaqesues tone U-21, ishte dhe lojtari kyç i ketij triumfi te rendesishem. Ndaj Lenjanos, ai nxori ne pah forme e tij te shkelqyer. Ne “play-off” per Ravena do te perballet nje sfide te dyfishte me Padoven (31 maj e 7 qershor).

Filipi (5 gola ne kampionat dhe 6 ne Kupe), kartoni i te cilit eshte ne bashkepronesi te Palermos dhe Ravenes, kerkohet aktualisht nga Torino dhe Xhenoa.

Top Channel