Britani, shpiket bateria qe ushqehet me ajer

19/05/2009 18:45

Merr jete nje epoke e re ne fushen energjitike ku qe prej vitit 2011 baterite e kompjuterave dhe celulareve mund te ushqehen edhe me ajer.

Ndoshta tani as nuk e imagjinojme por makinat e se ardhmes do kene cfare te marrin nga ky projekt. Prodhimi i baterive me ajer ka marre jete ne ne University of St Andrews, ndersa financimin e ka bere Engineering and Physical Sciences Research Council. Keto bateri do durojne deri ne 10 here me shume se baterite qe po perdorim sot.

Eksperimentet po vazhdojne dhe sipas shkencetareve rrugetimi per perfundimin e tyre eshte ne gjysem sepse viti 2011 mendohet te jete afati final per daljen ne treg. Permbajtja e karbonit tek bateria Stair “rrmben” oksigjen ne hapesiren perreth saj, duke arritur te prodhoje energji edhe kur nuk ka ere.

Kjo teknologji eleminon teresisht perdorimin e perberesve kimike dhe eleminon lidhjet e ngushta me burimet aktuale te energjise sic jane era apo edhe dielli. Fale kontaktit te thjeshte mes karbonit dhe ajrit, sistemi arrin te prodhoje energji te mjaftueshme. Tashme nuk ngelet gje tjeter vecse te presim fundin e ketij projekti. 

 

Top Channel