Truri aktiv shmang semundjen e Alzhajmerit

18/05/2009 09:05

Te mbash trurin aktiv, duke punuar deri ne fund te jetes, eshte nje menyre efektive per t’u mbrojtur nga semundja e Alzhajmerit. Shkencetaret e Institutit te Psikiatrise ne King’s College ne Londer, analizuan te dhenat e 1320 pacienteve, mes te cileve 382 meshkuj.

Ata arriten ne perfundimin se nese meshkujt vazhdojne te punojne edhe ne moshe te madhe, truri mbetet i mprehte, duke shmangur qe personi te semuret nga Alzhajmeri.

Cmenduria shkaktohet nga humbja masive e qelizave ne tru dhe ekspertet besojne qe nje menyre per ta luftuar kete eshte ngritja e sa me shume lidhjeve mes qelizave, per ta mbajtur njeriun aktiv menderisht.
 

Top Channel