Milan, emra te se shkuares per te ardhmen

18/05/2009 20:55

Carlo Ancelotti e shikon veten gjithmone e me larg pankines se Milanit dhe kjo ka bere qe ne ambientin kuqezi te qarkullojne emrat me te mundshem per te zene postin e tij.

Ne pole position qendron holandezi Marco Van Basten, i cili ka dhuruar emocione ne “San Siro” si lojtar por nuk ka bindur si trajner me Holanden dhe Ajaksin. Me pas vjen Rijkaard, i cili pasi ka lene Barcelonen nuk ka vendosur ende per te marre drejtimin e nje skuadre. Lista vazhdon me Tassoti-n dhe mbyllet me brazilianin Lonardo.

Kater emra qe kane shkruar emrin ne librin e “Djallit”, te cilet perfaqesojne edhe nje pjese te “markes” Milan neper bote. Van Basten ka zhvilluar nje vizite surprize dhe te shpejte gjate diteve te fundit ne Milano. Ai mban nje peshe te madhe ne axhenden e presidentit Berlusconi, i cili vazhdon te kujtoje magjine qe i ka dhuruar kesaj skuadre kur luante ne fushe.

Te njejtin prestigj gezon edhe Frank Rijkaard qe ka dhene edhe rezultate me te mira si trajner. Mauro Tassotti shihet si nje perfaqesues i denje per te vazhduar projektin e teknikut Ancelotti duke qene se ai ka qendruar per shume vite si zevendes i tij, ndersa Leonardo nuk e ka fshehur asnjehere deshiren per te marre timonin e skuadres edhe pse nuk ka fare eksperience si trajner.

Ne te njejten kohe, me konfirmimin e kater emrave te mesiperm, kane dale nga loja italianet Gasperini, Spalletti dhe Allegri.

Top Channel