Kaka-Milan, java vendimtare per te ardhmen

18/05/2009 21:50

Java ne vazhdim pritet te vendose pikat mbi “i” ne kampin e Milanit per shume ceshtje ende te paqarta.

Nje prej tyre eshte edhe e ardhmja e brazilianit Kaka, emri i te cilit vazhdon te lakohet nga gazetat spanjolle si nje lojtar i Real Madrid gjate sezonit te ardhshem. Gazeta “AS” ben te ditur se sulmuesi do takohet me numrin 2 te skuadres Adriano Galliani gjate kesaj jave per ceshtjen e transferimit ne Madrid, qe gazeta ne fjale e quan te mbyllur.

Gjithashtu, Real Madrid mendohet se do shpenzoje jo me shume se 60 milione euro per te marre ne “Bernabeu” yllin brazilian, per te cilin Manchester City ofroi pothuajse dyfishin e kesaj shume ne muajin janar. 

Top Channel