
Nje liber i ri i botuar ne Spanje, rrefen se diktatori spanjoll, Francisco Franco, kishte edhe nje gje tjeter te perbashket me Adolf Hitler.
Gjenerali mendohet te kete pasur vetem nje testikul, pasi tjetrin e humbi gjate plagosjes ne nje beteje. Zbulimi eshte bere nga mbesa e mjekut te tij, Antonio Puigvert, e cila ia tha lajmin historianit Jose Maria Zavala. Franco u plagos ne fund te barkut ne El Biutz ne Cueta, ne qershorin e vitit 1916.
Biografet kane spekuluar gjate me kete demtim te diktatorit ne organet gjenitale. Franco udhehoqi Spanjen nga viti 1939 deri ne 1975. Vitin e kaluar dolen ne drite dokumente, qe i perkisnin nje mjeku qe ishte kujdesur edhe per diktatorin Hitler ne vitin 1916, Johan Jambor. Sipas shkrimtarit dhe gazetarit Zavala, plagosja mund te kete shkaktuar edhe sterilitetin e Franco-s.
Kjo ka shtuar dyshimet se e bija e vetme e gjeneralit, Carmen Franco, e lindur ne 1926, ishte ne fakt e vellait te tij.
Top Channel