Lituania zgjedh sot presidentin e ri

17/05/2009 12:40

Sot ne Lituani zhvillohen zgjedhjet presidenciale nga ku do te njihet edhe kreu i ardhshem i shtetit balltik.

Kandidati me favorit eshte komisionerja e Bashkimit Europian, Dalia Grybauskaite. 53 vjecarja ka qene me pare edhe ministre e Financave por tashme paraqitet si kandidate e pavarur.

Nese ajo do arrije te fitoje keto zgjedhje, atehere kjo do te jete nje date historike per Lituanine ku ne postin e presidentit nuk ka hipur asnjehere nje femer. Ne Lituani presidenti nuk ka fuqi ekzekutive, por autoriteti i tij eshte shume monitorues ndaj punes se qeverise.

Top Channel