Kuvajt, 2 femrat e para ne parlament

17/05/2009 10:05

Per here te pare ne histori, parlamenti kuvajtian ka hapur dyert edhe per dy femra, duke hedhur nje hap te rendesishem ne luften kundet shoqerise patriarkale te vendit islamik.

Keshtu flasin rezultatet paraprake te zgjedhjeve te djeshme parlamentare ku kandidatet liberale Aseel al-Awadhi dhe Rula Dashti, jane zgjedhur deputete ne distriktin e trete elektoral. Awadhi u rendit e dyta, ndersa Dashti e shtata.

Njekohesisht, dy femra te tjera kane shume shanse te zgjidhen ne nje tjeter distrikt. Mes 120 kandidateve ne lista figurojne plot 16 femra. 

Top Channel