Juventus barazon me Atalanten

17/05/2009 18:45

Juventusi nuk ka mundur te marre me shume se nje pike nga perballja me Atalanten ne javen e 36-te te Serise A.

Vetem pas dy minutave loje Cigarini kalon Atalanten ne avantazh duke befasuar skuadren e Ranierit e cila kishte mundesine me te mire kete jave t’i afrohej Milanit ne vendin e dyte.

Brenda pjeses se pare Iakuinta barazon rezultatin dhe Kristiano Zaneti ne minuten e 36-te shenon nje supergol nga jashte zones duke permbysur rezultatin, por vetem per pak minuta, pasi Pelgerino barazon serish ne 2-2 shifrat.

Ne pjesen e dyte ndeshja eshte zhvilluar me shume ne mesin e fushes dhe i vetmi rast per t’u shenuar ka qene goditja e traverses nga Plazmati, nderkohe qe rezultati mbeti i pandryshuar

Ky barazim e con ne tre pike diferencen mes Juventusit dhe Milanit te vendit te dyte, dy jave perpara perfundimit te kampionatit.

Nderkohe qe me shume duhet te mendoj te ruaj vendin e trete pasi fitorja 1-0 e Fiorentines ndaj Sampdorias e ka cuar vetem 1 pike larg Juventusit.

Top Channel