
Eshte hapur ne Tirane Milan Park. Qendra argetuese e Milanit e stacionuar ne sheshin “Nene Tereza” eshte inauguruar nga mbrojtesi legjendar i skuadres kuqezi, Franko Barezi, i cili ka bere prezantimin e te gjitha pajisjeve te montuara ne kete shesh.
Pas nje ndeshjeje minifutbolli, Barezi shprehu kenaqesine e tij per pranine e ketij projekti te Milanit ne kryeqytetin tone.
“Me vjen mire qe shoh nje pjesemarrje te madhe dhe Milani eshte nje skuader e cila gjithmone zhvillon aktivitete te tilla, per t’i dhene mundesine te gjitheve te futen ne boten tone kuqezi. Me pas do te kemi edhe Milan Junior Camp, ku femijet do te sterviten me metodat dhe trajneret tane. Persa i perket ndeshjes me Shqiperine, doja te thoja qe perfaqesuesja juaj beri nje figure te mire edhe pse perballe kishte nje skuader te madhe si Milani”, eshte shprehur Barezi.
I pranishem ne kete dite te pare te Milan Park ne Tirane ka qene edhe kampioni i botes i Free Style, Billi Wingrove, i cili shprehu kenaqesine dhe deshiren e tij te madhe per te treguar aftesite e tij te rralla ne xhonglime.
“Shpresoj te vijne sa me shume femije per t’u argetuar ketu se bashku. Eshte nje enderr per mua qe te dhuroj spektakel perpara ketyre te rinjve. Ka edhe shqiptare te talentuar ne kete fushe”, eshte shpreur Wingrove.
Top Channel