Ronaldo, Kaka e Riberi, ja endrrat e Real Madrid

16/05/2009 09:45

Florentino Perez i ka idete e qarta, jo vetem se si te fitoje zgjedhjet presidenciale, por edhe se si te
riktheje Realin e Madridit ne “galactico”: “Do te blejme lojtaret me te mire te botes”.

Mes tyre, Kristiano Ronaldon, Kakane dhe Riberine. Tre emra qe, ne menyre te pashmangshme, ish-numri nje i madrileneve nuk i ka pergenjeshtruar. “Kristiano Ronaldo? eshte nje nga lojtaret me te mire. Riberi? Nje francez do te vije. Kaka? Do te kem rastin te flas me Kalianin”, ka thene Perez.

Ne Spanje jane te bindur se mes Kristiano Ronaldos, Kakase dhe Frenk Riberse do vijne te pakten dy. Me favorite jane asi i Mançester Junajtid dhe Milanit, nderkohe qe francezi nuk gezon te njejten kuote vleresimi, edhe pse ai “sponsorizohet” nga Zidan.

Francezi, nje nga goditjet kryesore te merkatos se viteve te presidences se Perez, e ka pritur me kenaqesi kandidaturen e ish-drejtuesit me te madh te klubit madrilen, i cili i ka ofruar nje post drejtues. “eshte shume e rendesishme per Realin, ka thene Zidan.

Ai eshte njeriu qe krijoi imazhin e Realit te Madridit ne bote. Te shikojme nese do te kthehem serish te kjo skuader, por per momentin nuk ma ka kerkuar askush. Gjithsesi jam ketu per t’i dhene nje ndihme, sepse e dashuroj Madridin”. Ne shenjester eshte edhe Kabi Alonso dhe dy yjet e Valencias, Silva e Vila, edhe pse mesfushori i krahut duket se i intereson me shume “Casa Blanca”. Dhe nese ne pankine do te ulet Arsen Venger, atehere mund t’i hapet rruge edhe ardhjes se talentit Çesk Fabregas nga Arsenali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA