Obama zhgenjen organizatat per te drejtat e njeriut

16/05/2009 11:25

Organizatat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut kane shprehur zhgenjim per vendimin e presidentit amerikan Barack Obama per te rifilluar gjyqet ushtarake te te dyshuarve qe mbahen ne burgun e Guantanamos.

Human Rights Watch deklaroi se sistemi i komisioneve ushtarake, edhe me ndryshimet e propozuara nga Obama, eshte larg permiresimit. Amnesty International akuzoi Obamen per nenvleresimin e rendesise se sundimit te ligjit.

Ndonese presidenti kishte denoncuar sistemin e periudhes se Bush-it, ai njoftoi rikthimin e sistemit te komisioneve ushtarake, per te cilat tha se do te sigurojne gjykime me te drejta per te denuarit.

Top Channel