Berisha: Rama te jape doreheqjen

16/05/2009 15:00

Kryeministri Sali Berisha prej dy ditesh po jep te njejtin mesazh parazgjedhor, duke iu drejtuar rivalit kryesor ne zgjedhjet e 28 qershorit, Edi Rama.

Nje here nga Kruja dhe tani nga Shenavlashi, pjese te qarkut te Durresit, kreu i qeverise, i beri thirrje zotit Rama te largohet nga Bashkia e Tiranes perpara se te hyje ne fushate si kandidat per kryeminister.

“I kerkoj Rames qe te shkeputet nga karrigia e kryetarit te Bashkise, dhe te perballet ne gare me mua. I kerkoj Rames qe te mos fshihet pas karriges, por te dale ne shesh, pasi anetaret e PS-se, kerkojne ta shohin prijesin e tyre”, u shpreh Berisha.

Ne Shenavlash, ku inaguroi investimin prej 100 milione lekesh ne shkollen e re te komunes, kryeministri Berisha tha se ne keto 4 vjet puna e tij ishte permbushja e interesave me te mira te qytetarve.

Sipas tij kjo eshte arsyeja e thjeshte e fitores me 28 qershor perballe rivalit te tij Edi Rama. Per te thene kete, ashtu si ne Kruje, kryeministri Berisha perdori figuren e heroit kombetar, Gjergj Kastriot Skenderbeu.

“Per mua dhe per ju Skënderbeu eshte hyjni, eshte idhulli yne, por unë atij do t’ia bëj me zi sesa ua ka bere Skënderbeu otomanëve, jo me shpata, jo me topa, por me vota, me vota të lira dhe te ndershme”, tha Berisha.

Top Channel