
Edicioni i 70 i kampionatit shqiptar te futbollit po i drejtohet fundit, nderkohe qe nuk eshte zgjidhur fati i titullit. Ne gare jane dy rivale te forte, Vllaznia e Tirana, diferenca mes te cilave eshte nje pike.
Edhe pse perpara eshte java e 32 e kampionatit, te dyja skuadrat kane filluar te mendojne per perballjen ne javen e 33-te, e cila pritet te jete vendimtare per percaktimin e kampionit te ardhshem te Shqiperise. Shkodranet do te presin kete te shtune Lushnjen, ne nje ndeshje te konsideruar te lehte ne leter, ndersa pak me te veshtire priten ta kene bardheblute, te cilet do te luajne ndaj Dinamos, qe duket se ka nje mije arsye per te bere loje te paster ne kete derbi.
Sipas deklaratave publike (nje kortezi e zakonshme) te diteve te fundit, te dyja palet e perfshira ne kete duel per trofe shprehen se per momentin, theksojne se po mendojne vetem per ndeshjet ne javen e 32-te. Por ne fakt, te gjitha faktet demonstrojne te kunderten: Vllaznia e Tirana kane ne mendjen e tyre vetem titullin, ndaj kane filluar parapergatitjet per sfiden e 23 majit ne “Qemal Stafa”.
Edhe pse duhen nente dite nga kjo ndeshje, tashme eshte mesuar se mes dy klubeve ka pasur kontakte, ku eshte diskutuar rendesia e ndeshjes dhe gjetja e nje mundesie per te shmangur kontestimet rreth nje gjykimi te anshem te gjyqtareve shqiptare.
Ndaj ata kane arritur ne nje marreveshje per gjetjen e nje gjyqtari te huaj per “finalen sezonale”. Kete e kane zyrtarizuar tashme me kerkesat e tyre, te dorezuara ne zyrat e FSHF-se. Ne kete akord eshte arritur ne perfundimin qe shuma prej 9 mije eurosh, e domosdoshme per angazhimin e nje gjyqtari te huaj per te drejtuar ndeshjen e javes se 33-te, do te paguhet gjysme per gjysme nga te dyja klubet. Nje fakt interesant mberrin nga Vllaznia, e cila e ka kthyer ndeshjen e kesaj te shtune me Lushnjen ne nje formalitet.
Dje u be e ditur se drejtuesit e klubit kuqeblu kane vendosur te ulin çmimin e biletave per kete ndeshje ne 2 mije leke, per te joshur tifozet te mbushin stadiumin “Loro Boriçi”. Duke shpresuar ne nje dyndje te fansave te tyre, ata kane planifikuar qe te gjitha te ardhurat nga shitjet e biletave do te perdoren per pergatitjen e nje dekori sa me spektakolar per perballjen me Tiranen ne “Qemal Stafa”, nje jave me pas.
Ne kete plan jane parashikuar edhe detajet e organizmit per kete sfide, ku te gjithe shkodranet shpresoje te festojne titullin e 10 ne historine e klubit te tyre. Disa nga keto detaje do te jene udhetimi falas, ne menyre te organizuar, i tifozeve sa me te shumte drejt kryeqytetit, banderolat, flamujt, fishekzjarret, etj. Pas titullit kampion te 17-vjeçareve, te fituar te merkuren, presidenti Valter Fushaj u ka premtuar edhe titullin e dyte ne harkun e dy javeve, gje qe nenkupton ate qe e mendon te Superliges.
Top Channel