Talebanet, Pakistani informacione nga avionet amerikane

15/05/2009 03:25

Uashingtoni i ka dhene Pakistanit informacione mbi vendndodhjen e militanteve ne zonen kufitare me Afganistanin.

Te dhenat jane siguruar ne hapesiren ajrore te Pakistanit me ane te avioneve te telekomanduar, sipas nje marreveshjeje te firmosur me Islamabadin.

Duke konfirmuar ekzistencen e ketij programi, i cili filloi te zbatohej ne mesin e muajit mars, ushtaraket e larte amerikane thane se keto informacione i sherbejne ushtrise pakistaneze qe te zhvillojne misione ne rajonet fisnore.

Ne baze te ketij pakti, Pakistani ka kerkuar ndihme per misionet e tij ne disa zona te vecanta, ku i fundit ishte ne mesin e muajit te kaluar.

Top Channel