Studimi; ne Madrid e Barcelone, gjurme kokaine ne ajer

15/05/2009 11:40

Ajri i Madridit dhe Barcelones eshte i ndotur me gjurme kokaine, amfitamine, hashashi, Lsd dhe substanca te tjera narkotike.

Sipas nje studimi te Keshillit te larte per kerkime shkencore ne Spanje, substanca me e pranishme eshte kokaina, edhe pse sasia varion nga 29-850 pikograme per nje meter kub ajer (nje pikogram eshte sa nje e miliardta e miligramit). “Nese do te jetonim 1000 vjet do te konsumonin ekuivalentin e nje doze”, ka shpjeguar kerkuesja Miren Lopez de Alda.

Sipas studiuesve, sasi te tilla gjenden ne shume qytete evropiane. Ne dy qytetet spanjolle, studimet jane kryer ne zona prane universiteteve.

Top Channel