Mosley i palekundur: Rregullat s’ndryshojne

15/05/2009 20:10

Max Mosley nuk leviz nga pozicioni i tij pavaresisht se Ferrari dhe disa skuderi te tjera kane njoftuar se nuk do garojne ne sezonin 2010.

Presidenti i FIA-s eshte shprehur se nuk do kete asnje leshim ne lidhje me kufirin tavan te buxhetit qe eshte vendosur rreth 40 milione sterlina. Ai ka theksuar gjithashtu se nuk u beson fjaleve te skuderise italiane per te mos marre pjese ne kampionatin 2010. Reagimi i tij vjen pas takimit te FIA-s me skuderite ne hotelin londinez te Heathrow qe u mbyll pa asnje marreveshje.

“Ferrari ka hapur nje proces ligjor ne France per te bllokuar rregullat e reja te FIA-s. Keto rregulla parashikojne nje buxhet prej 40 milione sterlinash per skuderite qe nuk do respektojne ne menyre rigoroze parametrat teknike te caktuar nga FIA per mbrojtjen e makinave te reja”, thekson Mosley.

Ne vijim, ai ka shtuar se bisedimet u zhvilluan ne nje klime miqesore. “Ishim pergatitur te degjonim ate qe kishin per te thene. Pervec Ferrarit edhe Renault, Red Bull e Toyota kane kercenuar me largim nese rregullat e reja nuk do rishikohen”, perfundoi shefi i FIA-s.  

Top Channel