Komiteti Norvegjez: Te lirohet Suu Kyi

15/05/2009 18:15

Komiteti Norvegjez, qe jep cmimin Nobel per Paqen, ka kerkuar lirimin e menjehershem nga burgu te udheheqeses se opozites se Mianmarit, Aung Suu Kyi.

Kerkesa per lirimin e Suu Kyi, e cila u burgos te enjten, u be publike permes nje deklarate te ketij komitetit.

Fituesja e cmimit Nobel u akuzua nga autoritetet per shkelje te kushteve te arrestit shtepiak.

Nderkohe, edhe komisonerja e larte e Kombeve te Bashkuara per te drejtat e njeriut, Navi Pillay, e quajti ilegal arrestimin e saj.

Top Channel