“Fluturon” ne autostrade zarfi me 23 mije euro

15/05/2009 13:15

Te lesh parate ne pjesen e prapme te nje makine te hapur nuk eshte ide e mencur. Nje burre ne Gjermani e kuptoi kete, pasi nga ndenjesja e pasme e makines se tij fluturuan 23 mije euro, qe mbante ne nje zarf.

Bankenotat u derdhen me shpejtesi ne mes te autostrades. Policia mbylli rrugen ne te dyja drejtimet per nje gjysme ore per te kerkuar parate e humbura, por arriti te mbledhe vetem 3 mije euro. 23-vjecari, zoteruesi i parave, ishte duke bere nje guide prove me makinen Audi ne afersi te Hanoverit, te cilen kishte vendosur ta blinte me shumen e eurove.

Policia ndaloi pastrimin e autostrades me shpresen per gjetjen e parave. Gjerat mund te nderlikohen edhe me shume per gjermanin, pasi policet po marrin ne konsiderate idene qe ai te paguaje per koston e kerkimit, per shkak te mbylljes se perkohshme te autostrades.

Top Channel