City, 10 milione sterlina per Ronaldinho-n

15/05/2009 16:45

Pasi u refuzua nga Kaka gjate merkatos se dimrit, Manchester City eshte hedhur ne sulm per nje tjeter brazilian te Milanit.

Pasi u refuzua nga Kaka gjate merkatos se dimrit, Manchester City eshte hedhur ne sulm per nje tjeter brazilian te Milanit.

Sipas tabloidit “Mirror”, ish katalanasi Ronaldinho kerkohet nga “Citizens” edhe pse deri ne keto momente nuk ka asnje oferte zyrtare. Fantazisti brazilian eshte lodhur nga stoli gjate ketij sezoni dhe kjo ka bere qe skuadra angleze te mendoje per te.

Drejtuesit e Manchester City kane bere gati nje oferte prej 10 milione sterlinash per te bindur klubin italian ta shese lojtarin per te cilin interesohen edhe Fenerbahce e Flamengo.

Pak dite me pare, menaxheri i Ronaldinho-s, Roberto Assis pohoi se vellai i tij deshiron te largohet nga skuadra kuqezi nese edhe gjate sezonit te pare ne drejtimin e saj do te jete tekniku italian, Carlo Ancelotti.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta