Vrasja e kambistit, nje nga te arrestuarit pranon krimin

14/05/2009 08:10

Lihen ne burg tre personat qe grabiten dhe vrane kambistin durrsak, nderkohe qe vetem njeri prej tyre ka pranuar krimin.

Nen masa te larta sigurie eshte zhvilluar ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Durres, seanca per caktimin e mases se sigurise ndaj dy vellezerve Ranxha dhe durrsakut Vangjeli, te cilet u arrestuan te dielen per grabitjen dhe me pas vrasjen e kambistit, Ngushellim Hyzoti. Gjate seances, vetem Kevin Ranxha ka pranuar vrasjen e kambistit ne Durres, ndersa vellai i tij dhe Vangjeli kane qendruar ne pozita mohuese ndaj kesaj vepre penale.

Nga hetimet e para, 32-vjeçari Kevin Ranxha u percaktua si njeriu qe shkeli kembezen e automatikut, duke i marre jeten durrsakut, pasi i grabiten shumen prej 20 mije eurosh dhe 10 milione leke, ndersa te tjeret vepronin ne distance per te siguruar terrenin. Te tre te arrestuarit jane mbrojtur nga avokate te caktuar, kryesisht nga gjykata, pasi familjaret e tyre nuk jane angazhuar ne mbeshtetjen dhe mbrojtjen e tyre.

Nderkohe, prokurori i çeshtjes, Sokol Nishani, i ka konsideruar si persona me rrezikshmeri shoqerore dhe ka kerkuar nga gjykata lenien e tyre ne burg, deri ne perfundim te hetimeve. Kerkesa e tij eshte pranuar nga trupi gjykues, qe ka vendosur masen e sigurise arrest me burg pa afat per te tre te pandehurit.

Top Channel