Shtypi: Ja pse i pelqejne Milanit miqesoret jashte

14/05/2009 09:10

Perfitimet e shumta financiare jane ato qe i imponojne Milanit te luaje shume miqesore jashte Italise. Ne kete perfundim ka arritur gazeta italiane “Il Giornale”, e cila konfirmon koston prej 1.7 milione eurosh te miqesoreve, qe Milani ka zhvilluar ne Shqiperi kunder Tiranes dhe Kombetares.

 Ne tetorin e 2008-es, kur Milani u ndesh me Tiranen, Kryeministri Sali Berisha e perkufizoi si eventin me te madh sportiv ne historine e Shqiperise, shkruante dje gazeta. Ne aeroport kuqezinjve iu rezervua nje pritje madheshtore nga tifoze te shumte shqiptare: foto e autografe te shumta.

Te gjithe te qeshur, mbi te gjitha Adriano Galiani, qe me kete rast futi ne arken e Milanit nje çek prej 1.5 milione eurosh (plus 200 mije euro te tjera, qe i Milani i dha per bamiresi). Edhe kete te marte u perserit e njejta procedure: foto, autografe, buzeqeshje, perqafime dhe nje çek i ri prej 1.5 milione eurosh, qe perfundoi ne regjistrat financiare te klubit italian.

Shembuj te tille te ndjekur nga Milani jane te shumte. Kuqezinjte bredhin neper bote, edhe pse flitet per miqesore, si ato ne Hanover, Glasgou e Dubai, vetem e vetem per te mbushur arken”.

Top Channel