Rekord i zhvleresimit te Lekut

14/05/2009 16:55

Zhvleresimi i Lekut ndaj Euros ka kapercyer cdo rekord historik qe prej vitit 2004.

Ne agjensite e kembimit valutor nje Euro blihet aktualisht me 132 leke dhe shitet me 132.5 leke. Agjencite thone se kete radhe dobesimi i Lekut nuk po vjen vetem nga shkaqe te brendshme, por eshte i lidhur dhe me ecurine e kursit Euro-Dollar ne tregjet e huaja.

Me te prekurit jane qytetaret, te cilet jane te detyruar te blejne Euro per shkak te kredive qe kane marre, por dhe shpenzimeve te tjera te domosdoshme qe kryejne ne kete monedhe.

Sipas Bankes se Shqiperise, e cila i referohet kursit mesatar, ne dy javet e fundit Euro eshte forcuar ne menyre konstante dhe nga 131 leke qe kembehej ne fillim te muajit tashme kembehet me 132.3 leke.

Agjencite e kembimit parashikojne qe Leku te zhvleresohet me tej.

Top Channel