Ministri Duro jep doreheqjen

14/05/2009 11:05

Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale, Anastas Duro perfaqesues i PBDNj-se ne koalicionin qeveritar te mazhorances se djathte dha doreheqjen.

Shkak per kete doreheqje eshte fakti se PBDNj vendosi te hyje ne zgjedhje duke bere koalicion me Partine Socialiste dhe partive te tjera te majta ne opozite. Doreheqja eshte bere publike nga kryetari i PBDNj-se Vangjel Dule, i cili nje dite me pare beri te ditur faktin se partia e tij tashme eshte pjese e koalicionit “Bashkimi per Ndryshim”.

Duro dikur ish-minister ne qeverite socialiste u emeruar minister i Punes ne qeverine e kryeministrit Berisha ne tetor te vitit te kaluar pas largimit te ish-ministrit Kosta Barka.

Sipas kryetarit te PBDNj-se Vangjel Dule, perfaqesuesi i partise se tij ja kishte paraqitur doreheqjen kryeministrit Berisha mbremjen e djeshme.

Top Channel